Konsumi i ulët, përformanca e lart dhe qetësia, të gjitha të kombinuara së bashku e bëjnë këtë njësi, zgjidhjen më të mirë për ambientet e brendshme, si për dekor ashtu dhe për komfort.
Funksionet
Karakteristika
Modelet e kapacitetit 25/35 (9 000/12 000 BTU) të serisë MSZ-RW janë të renditura “A+++” si në ftohje dhe ngrohje.
Modelet e kapacitetit 50 (18 000 BTU) janë të renditura “A++” në ftohje dhe “A++” në ngrohje.
Falë teknologjisë DC INVERTER me të cilat janë të pajisur të gjithë kondicionerët tanë, i bëjnë ata super ekonomik.
* Këto klasifikime bëhen për “Klimë mesatare”. Referencë merret klima e Strasburgut.
** Të gjithë kapacitetet e MSZ-RW-së janë të klasifikuara “A+++” në ngrohje në klimë të butë. Referencë merret klima e Athinës.
Njësitë e brendshme e kondicionerit të serisë LN janë të pajisura me sensor 3D, me rreze infra të kuqe, i cili mat temperaturën në distanca të largëta. Duke lëvizur nga e majta në të djathtë, tetë sensorët e vendosur vertikalisht, analizojnë temperaturën e dhomës në tre dimensione.
Plasma Quad Plus është një sistem filtrimi i bazuar në filtra plasma, i cili pastron gjashtë llojet kryesore të ndotësve të ajrit. Filtri i ri mund të kapë grimca edhe më të vogla se 2.5 μm, duke krijuar kështu një ambient të shëndetshëm jetese.
Por cilët janë këto ndotës?
Filtri Plasma Quad Plus, i cili është i inkorporuar brenda kondicionerit (shmang kështu instalimin e një aksesori të jashtmë duke ruajtur kështu bukurinë e serisë) arrin të eleminoj:VIRUSET,BAKTERET,GRMICAT,PLUHURI,MYKU,ALERGJENTET.
Pajisjet elektronike konsumojnë energji elektrike dhe kur ato nuk përdoren. Ndërkohë që ne, mundohemi të ulim konsumimin gjatë përdorimit të pajisjeve, ulja e konsumimit të saj gjatë mospërdorimit është po aq e rëndësishme.
Kur aktivizoni funksionin “Night Mode” operimi i kondicionerit ndryshon si mëposhtë:
Vendosja e temperatures së dëshiruar dhe fikje/ndezjes, për t’ju përshtatur stilit tuaj të jetesës dhe oraret që ju dëshironi kondicionierin tuaj të ndezur. Reduktoni konsuminin e energjisë duke vendosur orare për të mos harruar kondicionerin ndezur dhe për të eleminuar vendosjen e temperatures në mënyrë të herë pas herëshme.
Njësitë e jashtme Monosplit janë në modelin standard dhe atë për zona të ftohta, të pajisura me ngrohës elektrik (në bazamentin e njësisë). Ky ngrohës parandalon formimin e akullit në bazament kur temperaturat janë poshtë zeros dhe mbron ventilatorin.
Njësia e brendshme është e pajisur me një ndërlidhës Wi-Fi, i cili është i inkorporuar brenda saj. Në këtë mënyrë jo vetëm që eleminohet instalimi i një ndërlidhësi Wi-Fi, por në të njëjtën kohë, ruhet edhe pamja e veçantë dhe elegante.
Mund të kontrolloni kondicionerin dhe statusin e operimit me anë të sistemit “MELCloud” nga tableti, telefoni apo kompjuteri juaj.
Duke përdorur funksionin “i-save” ju i falni akoma më shumë rehati vetes tuaj.
Përdoret kur ju largoheni nga dhoma ose flini gjumë, duke kursyer kështu kohë dhe energji. Nëse shtypni butonin një herë, ju shkoni në temperaturën “i-save”, kurse dy herë shkoni në temperaturën e mëparshme.
Njësitë e brendshme të serisë MSZ-LN punojnë në nivel minimal zhurme 19dB (A), e njëta vlerë me përshpëritje!
FrigoClima
FrigoClima, SARANDE
Cel / Whats up +355 0693060705
Cel / Whats up +355 0693565424
© Copyright 2024 – FrigoClima | Terms of Services | Privacy Policy | Cookies Policy | All Rights Reserved ElectaSEO