Cilësia e ajrit është treguar se është faktori dhe ndikuesi kryesor në rehatinë, produktivitetin dhe lodhjen. Kjo është për shkak të nivelit të lartë të CO2 që vjen nga shkëmbimi i pamjaftueshëm i ajrit. Për të jetuar në mënyrë të rehatshme, çdo person ka nevojë për 400 litra ajër të freskët në orë. Për këtë arsye, ju prezantojmë sistemin e ventilimit me rikuperim të nxehtësisë LGH-RVX.
Karakteristika
Eshtë shumë e rëndësishme që lagështija të jetë nën kontroll pasi mjediset e thata ju japin akses përhapjes së viruseve dhe baktereve, ndërsa nga ana tjetër një mjedis i lagësht i jep akses përhapjes së mykut dhe merimangave.
Kontrolli i saktë i lagështisë është pra një faktor i rëndësishëm në ruajtjen e kushteve ideale, të shëndetshme.
Shkëmbyesi Lossnay kryen një këmbim shumë efektiv si për temperaturën (nxehtësinë e ndjeshme) po ashtu edhe për lagështinë (nxehtësinë latente) – sistemi përdor ndarje të përshkueshme nga lagështia në letër të trajtuar posaçërisht, për të lejuar që ajri i ndenjur të dalë jashtë dhe ajri i freskët të furnizoj hapësira e brendshme pa asnjë përzierje ndërmjet dy rrjedhave të ajrit.
Njësitë e ventilimit Lossnay punojnë në nivel minimal zhurme 18dB (A), e njëta vlerë me përshpëritje!
Siç tregohet në figurë, shkëmbyesi Lossnay përbëhet nga një strukturë me një letër të trajtuar, speciale, që lejon dy prurje të ndryshme ajri të kalojnë njëra-tjetrën dhe të shkëmbejnë energji termike.
Ndarjet që ndajnë kanalet hyrëse dhe dalëse parandalojnë që ajri i freskët në hyrje të përzihet me ajrin dalës.
Me efikasitet të njohur botërisht, njësitë e ventilimit të shkëmbyesit të nxehtësisë Lossnay përdorin rikuperimin e energjisë për të ofruar kursim të konsiderueshem të energjisë.
Një sistem i zakonshëm i ventilimit ventilon ajrin e brendshëm në mjedisin e jashtëm dhe e zëvendëson këtë ajër me ajrin e jashtëm, duke bërë që dhoma të humbasë nxehtësinë në dimër dhe të nxehet në verë.
Kjo humbje e ajrit të ngrohtë/ të ftohur do të thotë që duhet të shpenzohet energji për të rikthyer kushte të rehatshme të temperaturës në hapësirën e brendshme.
Rezultati i kësaj është kostot më të larta të ajrit të kondicionuar.
Të gjitha njësitë e Lossnay janë të pajisura me filtër ajri të klasit “G3”.
Modelet LGH mund të jenë të pajisura me një filtër të klasës “F7” me efikasitet të lartë.
FrigoClima
FrigoClima, SARANDE
Cel / Whats up +355 0693060705
Cel / Whats up +355 0693565424
© Copyright 2024 – FrigoClima | Terms of Services | Privacy Policy | Cookies Policy | All Rights Reserved ElectaSEO