Sistemi ‘ecodan’ është një zgjidhje e vetme që ofron ngrohje dhe ftohje të ambientit, ujë të ngrohtë sanitar dhe ngrohje radiante të dyshemesë. Ky sistem ka performancë dhe efikasitet të lartë energjetik, si dhe konsum të ulët të energjisë. Për t’ju përshtatur nevojave dhe kërkesave tuaja, ‘ecodan’ vjen në një gamë të gjerë kombinimesh, përfshirë edhe kombinimin multisplit. Instalimi dhe mirëmbajtja e tij janë të thjeshta. ‘ecodan’ është një zgjidhje e përsosur dhe e plotë për ambientin tuaj.