I projektuar për të harmonizuar me ambientet e brendshme moderne, kondicioneri MSZ-LN nga Mitsubishi Electric ofrohet në 4 ngjyra të përzgjedhura me kujdes. Kjo siguron një integrim natyral dhe estetik në çdo hapësirë ku instalohet. Me dizajn të sofistikuar, efikasitet maksimal energjetik dhe komfort të lartë gjatë përdorimit, kjo seri përfaqëson një zgjedhje të shkëlqyer për çdo shtëpi.
Funksionet
Karakteristika
Modelet e kapacitetit 25/35 (9 000/12 000 BTU) të serisë MSZ-RW janë të renditura “A+++” si në ftohje dhe ngrohje.
Modelet e kapacitetit 50 (18 000 BTU) janë të renditura “A++” në ftohje dhe “A++” në ngrohje.
Falë teknologjisë DC INVERTER me të cilat janë të pajisur të gjithë kondicionerët tanë, i bëjnë ata super ekonomik.
* Këto klasifikime bëhen për “Klimë mesatare”. Referencë merret klima e Strasburgut.
** Të gjithë kapacitetet e MSZ-RW-së janë të klasifikuara “A+++” në ngrohje në klimë të butë. Referencë merret klima e Athinës.
Njësitë e brendshme e kondicionerit të serisë LN janë të pajisura me sensor 3D, me rreze infra të kuqe, i cili mat temperaturën në distanca të largëta. Duke lëvizur nga e majta në të djathtë, tetë sensorët e vendosur vertikalisht, analizojnë temperaturën e dhomës në tre dimensione.
Plasma Quad Plus është një sistem filtrimi i bazuar në filtra plasma, i cili pastron gjashtë llojet kryesore të ndotësve të ajrit. Filtri i ri mund të kapë grimca edhe më të vogla se 2.5 μm, duke krijuar kështu një ambient të shëndetshëm jetese.
Por cilët janë këto ndotës?
Filtri Plasma Quad Plus, i cili është i inkorporuar brenda kondicionerit (shmang kështu instalimin e një aksesori të jashtmë duke ruajtur kështu bukurinë e serisë) arrin të eleminoj:VIRUSET,BAKTERET,GRMICAT,PLUHURI,MYKU,ALERGJENTET.
Barriera me shtresë të dyfishtë parandalon pluhurin dhe grimca të tjera papastërtie të hyjnë në kondicioner.
Papastërtia në përgjithsi klasifikohet në dy kategori: grimca hidrofilike (pluhurat fibër ose pluhuri i rërës) dhe grimca hidrofobike (tymi i vajit apo i cigares).
Barriera me lyerje të dyfishtë e Mitsubishi Electric funksionon si një barrierë e cila ndalon depërtimin e grimcave hidrofikike dhe atyre hidrofobike në njësinë e brendshme të kondicionerit. Kjo shtresë e dyfishtë në sipërfaqen e brendshme e mban kondicionerin të pastër përgjatë gjatë gjithë vitit.
Jo vetëm njësitë e brendshme, por dhe pultet e tyre vijnë në 4 ngjyra të ndryshme po ashtu! Secila prej tyre i përshtatet ngjyres së njësisë së brendshme, së bashku me teksturen e tyre.
Pultet janë të pajisura me dritë LED, e cila ju ndihmon të vendosni lehtë funksionalitetet e pultit dhe në errësirë.
Kur aktivizoni funksionin “Night Mode” operimi i kondicionerit ndryshon si mëposhtë:
Vendosja e temperatures së dëshiruar dhe fikje/ndezjes, për t’ju përshtatur stilit tuaj të jetesës dhe oraret që ju dëshironi kondicionierin tuaj të ndezur. Reduktoni konsuminin e energjisë duke vendosur orare për të mos harruar kondicionerin ndezur dhe për të eleminuar vendosjen e temperatures në mënyrë të herë pas herëshme.
Kondicioneri mural MSZ-RW është i ndërtuar me teknologjinë Hyper Heating Ultimate. Mitsubishi Electric ka shpikur një zgjidhje ultra-efikase për “ngrohje speciale”.
Pikat e saj e fortë?
Garanton ngrohje cilësore edhe në kushte ekstreme deri në -30°C, rritje e shpejtë e temperaturës dhe seria punon me kapacitet 100% kur temperatura është -25°C për të gjithë kapacitetet.
Në momentin që temperatura e brendshme arrin temperaturen e vendosur, njësia e jashtme ndalon së punuari, kurse njësia e brendshme kalon automatikisht në operim vetëm të ventilatorit. Duke qarkulluar kështu ajrin e brendshëm.
Njësia e jashtme fillon punen menjëherë kur temperatura e ambientit brenda bie nga temperatura e vendosur.
Njësia e brendshme është e pajisur me një ndërlidhës Wi-Fi, i cili është i inkorporuar brenda saj. Në këtë mënyrë jo vetëm që eleminohet instalimi i një ndërlidhësi Wi-Fi, por në të njëjtën kohë, ruhet edhe pamja e veçantë dhe elegante.
Mund të kontrolloni kondicionerin dhe statusin e operimit me anë të sistemit “MELCloud” nga tableti, telefoni apo kompjuteri juaj.
Fletët e dyfishta shpërndajnë rrymën e ajrit në mënyrë të tillë që të krijojnë komfort për çdo person në dhomë. Jo vetëm fletët horizontale, por edhe fletët vertikale lëvizin në mënyrë të pavarur për të eleminuar “zonat e nxehta” ose “zonat e ftohta” në dhomë.
Gjatë operimit në ngrohje temperaturat mund të vendosen me ulje prej 1°C deri sa të arrij në 10°C.
Duke përdorur funksionin “i-save” ju i falni akoma më shumë rehati vetes tuaj.
Përdoret kur ju largoheni nga dhoma ose flini gjumë, duke kursyer kështu kohë dhe energji. Nëse shtypni butonin një herë, ju shkoni në temperaturën “i-save”, kurse dy herë shkoni në temperaturën e mëparshme.
Njësitë e brendshme të serisë MSZ-LN punojnë në nivel minimal zhurme 19dB (A), e njëta vlerë me përshpëritje!
FrigoClima
FrigoClima, SARANDE
Cel / Whats up +355 0693060705
Cel / Whats up +355 0693565424
© Copyright 2024 – FrigoClima | Terms of Services | Privacy Policy | Cookies Policy | All Rights Reserved ElectaSEO